Gjykata e Prishtinës ka caktuar sot masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit D.B.
I pandehuri po dyshohet për veprat penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.


