Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë një shoferi ferizajas, pasi ky i fundit katër ditë më parë e kishte parkuar veturën në mënyrë të parregullt.
Këtë gjobë Policia Rajonale e Ferizajt thotë se e shqiptoi pasi mori informatat nga qytetarët për këtë parkim jashtë rregullave të trafikut.
“Policia Rajonale e Ferizajt, me datën 08.07.2022, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ka pranuar një informacion me foto nga një qytetar se, në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ’’ tek sheshi i qytetit në Ferizaj, një shofer ka parkuar automjetin e tij të udhëtarëve me targa vendore , në mënyrë të parregullt, në trotuar. Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj, i ka marr masat e nevojshme dhe ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, për parking të parregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor dhe inkurajon qytetarët si në këtë rast të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet nga Policia e Kosovës./KosovaNews/




