KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Jam optimist, do të bëjmë më të mirën për Kosovën
Politikë

Kurti: Jam optimist, do të bëjmë më të mirën për Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:24 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se Ohër ka ardhur për bisedime për të arritur marrëveshje.

Kurti para takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell e emisarin për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevcki.

“Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti. “Me këtë rast përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim të mirë me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më datë 27 shkurt ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se do të bisedohet në Ohër për planin e zbatimit, pasi nuk ka tekst të përfunduar.

“Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Kurti pritet të takohet me Borrellin e Lajçakun rreth orës 11:30, ndërsa paraprakisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nga ora 10:30 me përfaqësuesit e BE-së.

Takimi trepalësh pritet të pasojë pas takimeve ndaras

Para Borrellit, Kurti takohet me Escobarin

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të dërguarin e posaçëm të Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kurti do të takojë edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimet i paraprijnë atij me Përfaqsuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, që do të mbahet nga ora 11:30 me Kurtin, kurse me Vuçiqin në 10:30.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para takimit të sotëm në Ohër.

Në një prononcim për media lidhur me këtë çështje, para takimit Kurti u shpreh se është optimist se do të arrihet një marrëveshje dhe se do ta bëjnë më të mirën për Kosovën.

‘’Jam optimist dhe i vëmendshëm. Do të bëjmë më të mirën për Kosovën, interesin publik të popullit për të gjithë qytetarët’’.

Kurti arrin te vila shtetërore ku do të takohet me Vuçiqin, fillimisht takim me ndërmjetësuesit (VIDEO)
Kurti pas takimit me Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është një partner dhe aleat i rëndësishëm për Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?