Papa ka përfunduar predikimin e tij, gjatë së cilës foli për nevojën për të mbetur “të bashkuar” dhe shkurtimisht kritikoi “propagandën fetare”.
“Vëllezër dhe motra, do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai tha se “shërbesa e Pjetrit” – dishepullit të Jezusit, mbi varrin e të cilit thuhet se është ndërtuar Vatikani – “dallohet” nga “dashuria vetësakrifikuese”.
Të dielën ka filluar inaugurimi i Papa Leoni XIV si Papë në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit.
Kjo do të shënojë edhe fillimin zyrtar të papatit të tij.
Ai është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut.
Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.
Leoni është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.