Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit.
Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për për të shuar zjarrin dhe vendosur nën kontroll situatën që rrezikon të rëndohet më tej.
Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, po vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti.
Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.