Në një shtëpi të pleqve në Pejë, që është privatizuar së fundi, është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga një anëtare e stafit.
Në një video, shihet se si një punonjëse, sulmon të moshuarën, ndërsa ngjarja xhirohet nga të tjerat ku dhe dëgjohen edhe të qeshurat.
KosovaNews mëson se bëhet fjalë për shtëpinë private të pleqve “Orenda” në Pejë.
KosovaNews është duke provuar të kontaktojë spitalin “Orenda” e po ashtu edhe Policinë e Kosovës në lidhje me ngjarjen, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.