Imazhe të bëra nga lart tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet e ndërsjella mes izraelitëve dhe palestinezëve. Militantët e Hamasit nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në një përgjigje të ashpër nga autoritetet izraelite, që kanë bombarduar pareshtur Rripin e Gazës.
1Palestinezët duke kërkuar për të mbijetuar dhe viktima nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës, 16 tetor 2023.2Dëmet e shkaktuara të fotografuara nga lart pas depërtimit masiv nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës në Kibbutz Beeri, në Izraelin jugor, 11 tetor 2023. 3Një pamje nga lart tregon veturat e braktisura të pjesëmarrësve të festivalit në vendin ku ndodhi sulmi në Festivalin Nova nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Gaza, afër kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës, në Izraelin jugor, 12 tetor 2023. 4Automjete të djegura të pjesëmarrësve të Festivalit Nova të para nga lart. 5Njerëzit duke punuar për të hequr mbeturinat ndërsa kërkojnë për trupat e palestinezëve nga familja al-Muqayed, pas sulmeve izraelite në shtëpinë e tyre, në Rripin qendror të Gazës, 17 tetor 2023.
6Shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, 10 tetor 2023. 7Një tjetër pamje e shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, 10 tetor 2023.8Sulmet izraelite e kanë kthyer në gërmadhë kampin e refugjatëve al-Shati (Beach), në qytetin e Gazës, 12 tetor 2023. 9Tenda e automjete kampingu të braktisura të pjesëmarrësve në Festivalin Nova më 12 tetor 2023.10Në këtë foto shihet ajo çka ka mbetur nga një shtëpi palestineze pas sulmeve izraelite në Rripin qendror të Gazës, 15 tetor 2023. 11Palestinezët të mbledhur afër një shtëpie në Rafah, që ka pësuar nga sulmet izraelite më 17 tetor 2023.12Shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, pamje e marrë më 10 tetor 2023.13Pasojat e sulmeve izraelite mbi shtëpitë në Rripin qendror të Gazës m 18 tetor 2023.14Ekipe të mediave gjatë një vizite në Kibbutz Kfar Aza, pas një sulmi vdekjeprurës nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës, në Izraelin jugor, 15 tetor 2023.15Kulmi i shkatërruar i një shtëpie private pasi u godit nga një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës në Izrael, në Sderot, Izraeli jugor më 17 tetor 2023.16Një shtëpi e goditur nga një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës në Izrael, në Ashkelon, Izrael, më 15 tetor 2023.17Automjetet e shkatërruara në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, të grumbulluara në Sderot, Izrael, 17 tetor 2023.18Dëmet e shkaktuara nga një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, në Ashdod, më 9 tetor 2023.19Disa palestinezë duke bartur trupin e një viktime që u vra nga sulmet izraelite mbi shtëpitë në Rafah, Rripi i Gazës, 17 tetor 2023.20Kërkimet nën rrënojat e objekteve të banimit në Khan Younis pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, 13 tetor 2023.21Kjo pamje satelitore tregon tymin që ngrihet mbi zonat e dëmtuara rëndë nga sulmet izraelite në qytetin palestinez Beit Hanoun, në Rripin verior të Gazës, 15 tetor 2023./REL