Policia e Kosovës ka konfiskuar armatim dhe substancë të dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë e Veriut, në asistim të njësive të Regjionit të Veriut, ka realizuar një aksion kontrolli në banesën e të dyshuarit M.J., pas marrjes së informatave operative për posedim të armëve dhe substancave narkotike.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit janë gjetur, dy jelekë taktikë antiplumb, një maskë gazi, 14 karikatorë për armë të llojit AK-47, 256 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.
Pamje Ekskluzive: Policia e Kosovës pas një kontrolli në një banesë në Mitrovicen Veriore , konfiskon 2 jelekë antiplumb, 14 karikatorë AK 47,qindra fishekë dhe substanca narkotike. Arrestohet një person i nacionalitetit serb👇
Posted by KosovaNews on Wednesday, May 21, 2025