KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi – Mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia
Siguri

Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi – Mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia

Kosova News
Kosova News 13:09 -03/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit shqyrtoi të enjten ankesat e palëve në rastin ku Shaban Gogaj ishte dënuar nga shkalla e parë me 7 vite e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia.

Sipas gjyqtarit referues, Hashim Çollaku, ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ka ushtruar Prokuroria Themelore në Pejë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar- avokati Berat Tmava, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Gogaj, avokati Besnik Berisha.

Në këtë seancë, nga Prokuroria nuk ishte i pranishëm askush, por ankesa e tyre sipas gjykatësit Çollaku ka të bëjë me pretendimet për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të Ligjit Penal dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimit mbi dënimin.

Sipas kësaj ankese, gjykatësi Çollaku tha se pretendohet që në këtë çështje penale gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në mënyrë të gjithanshme të gjitha deklaratat, të gjitha provat, dhe nuk ka nxjerrë aktgjykim të drejtë.

Po ashtu, në ankesë pretendohet se të gjitha provat çojnë në drejtim të asaj që ka të bëjë me vrasje të rëndë, duke kërkuar dënim më të ashpër për të akuzuarin Gogaj.

Se ky rast ka të bëjë me vrasje të rëndë, pretendon edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Berat Tmava.

Sipas tij, vendimi i shkallës së parë e ka zbehur besimin në drejtësi tek familja Tetaj, duke shtuar se në këtë rast ka pasur ndërhyrje të shumta.

“…familja e të dëmtuarve- Tetaj, e besoj edhe shumica e popullatës, e ka zbehur besimin në drejtësi edhe pikërisht duke pasur parasysh këtë çështje juridiko-penale, pasi që ka pasur ndërhyrje të shumta nga persona që nuk ia duan të mirën drejtësisë”, tha avokati Tmava, shkruan Betimi për Drejtësi.

Të shqetësuar, u shprehën edhe familjarët e tani të ndjerit Tetaj. Babai i tij tha se kishte pritur që kjo çështje të përfundonte brenda një viti.

“Prej fillimit kur ka ndodh ky rast, kam kërku me u vendos drejtësi, mas largu mrena 1 viti. Qe 6 vjet u banë, unë jam tu u maltretu nëpër seanca”, tha ai.

Edhe nëna e të ndjerit kërkoi drejtësi për Agonisin, duke thënë “Me u marrë një vendim këtu, mos mu en ma nëpër gjykata …”.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Tetaj, avokati Besnik Berisha tha se ky rast është gjykuar dy herë dhe se në dy këto raste, ka qenë epilogu i njëjtë, që ka të bëjë me vrasje nga pakujdesia.

Ai tha se në atë moment, si rezultat i një pajkudesie ka ndryshuar përjetësisht jeta e akuzuarit Gogaj dhe për familjes Tetaj, përderisa sipas tij, i akuzuari Gogaj kishte qenë në pritje të një momenti lumturie.

“…si rezultat i një pakujdesie të skajshme në një moment lumturie që priste Shabani atë ditë”, tha avokati Berisha, duke shtuar që ky moment i lumturisë ishtë dashuria e të akuzuarit Gogaj, që të kurorëzohej me fejesë.

Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacaj me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 03/10/2024 03/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?