KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump
Politikë

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump

Kosova News
Kosova News 20:29 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partitë politike në vend kanë pikë-vështrime ndryshe për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga partia në pushtet – që përkundër se thotë se marrëdhëniet janë më të ngushtat – por që nuk e sheh Kosovën lartë në agjendën e Trumpit, e deri te PDK-ja e LDK-ja që thonë se Kosova duhet të bëhet gati.

Deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se në mandatin e parë ndali shpërthimin e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar “do ta rregulloj sërish” problemin, e gjen spektrin politik në vend me pikëpamje të ndryshme.

Pasi përmendi rolin e SHBA-së në raport me Kosovën, ish-ambasadorja, deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ishte kritike për qasjen e pushtetit në detyrë – duke thënë se ata e futën Kosovën nën sanksione nga vendet që e ndihmuan ta bëj shtetin.

“Kosova duhet të jetë e përgatitur jo vetëm për t’u përballur me çfarëdo oferte që mund të vijë nga SHBA-të, por me një botë që po ndryshon dramatikisht dhe shumë shpejtë. Fatkeqësisht, kryeministrit, ish-kryeministrit, deputetit Albin Kurti nuk i bëhet vonë. Ne jemi gati”, deklaroi Çitaku, raporton RTVDukagjini.

Teksa dha leximin e saj për deklaratën, shefja e grupit parlamentar të LV-së legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari, tha se bashkëpunimi me SHBA-në është më i ngushtë se kurrë – veçmas në fushën e mbrojtjes.

“Në të gjitha interpretimet tjera që po i dëgjoj, ka më tepër zell të brendshëm lokal për të përfshirë në një formë ose një tjetër, sesa që kam parë referencë të saktë me ngjarjet në Kosovë. Sot e dëgjova deri tek interpretimi se presidenti Trump ka bërë thirrje për konstituim të institucioneve, jam më se e bindur se me krejt çfarë po ndodhin në botë pak vëmendje ose fare vëmendje me si shtet ose si Ballkan kemi në agjendën e tij”, ka thënë Kusari-Lila.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ishte i përfshirë në Bisedimet e Vjenës, tha se deklarata e Trumpit ka befasuar këtë qeveri dhe rajonin, duke çuar mesazhin se popujt duhet të afrohet për paqe detyrimisht.

“E konfirmon qëndrimin e LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme, në katër provizione të saja është e keqe. Dhe, natyrisht, ne besojmë që në mes BE-së dhe administratës së Presidentit Trump do të ketë një koordinim sa i përket këtyre zhvillimeve. Por, mbi të gjitha roli i tij është i vecantë, pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe presidenti Trump në procesin e paqes dhe në përmbylljen e shtet-ndërtimit në Kosovë do të jetë kritik, kështu që duhet të bëhemi gati”, deklaroi Haziri.

Në një reagim fillestar për deklaratën, të hënën, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet t’i bëhet trysni Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Kosova News 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?