KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paga e 13-të, Murati: Nuk po shpikim asgjë, është praktikë e zakonshme në vende të BE-së
Ekonomi

Paga e 13-të, Murati: Nuk po shpikim asgjë, është praktikë e zakonshme në vende të BE-së

Kosova News
Kosova News 13:27 -10/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se praktika e pagës së 13-të ekziston në vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është një ide e re, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të AAK-së, lidhur me mospërkrahjen e sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se paga e 13-të është obligative në disa shtete si Italia, Spanja dhe Portugalia, ndërsa në vende të tjera si Austria, Gjermania, Holanda dhe Franca, edhe pse nuk është detyrim ligjor, ajo jepet në mënyrë zakonore çdo vit, madje në disa raste edhe paga e 14-të.

Murati theksoi se kjo çështje mbetet në dorën e punëdhënësve, por nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bëhet obligative me ligj.

“Dhe në anën tjetër që po ashtu shtoi diçka që nuk qëndron, pra fakti që nuk jepet paga e 13-të. Pra në një hulumtim të thjeshtë, deputeti Tahiri do ta gjente se paga e 13-të është obligative në disa prej shteteve të Bashkimit Evropian, siç është Italia, Spanja, Portugalia e të tjera. Ndërkaq, megjithëse nuk është obligative ligjërisht, është zakonore pra që në fund të vitit të jepet paga e 13-të e madje në disa raste edhe e 14-ta, për çdo vit, në shtete siç është Austria,Gjermania, Holanda, Franca e ashtu me radhë. Pra nuk është që po shpikim diçka, kjo praktikë ekziston në shtetet e Bashkimit Evropian, drejt të cilit ne po aspirojmë”, tha ai.

- Reklamë -

Tutje, ai përmendi masat financiare të ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve dhe sektorit privat, duke theksuar se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar janë ndarë 70 milionë euro si pagesë e njëhershme për familjet dhe pensionistët.

“Për sa i përket asaj se çfarë po bëhet për sektorin privat apo çfarë Qeveria ka bërë, më lejoni t’ju kujtoj që 70 milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar janë dhënë si pagesë e njëhershme pra për të gjitha familjet që kanë fëmijë apo pensionistë. Pra të gjitha familjet kanë qenë përfituese. Pensionistët kanë marrë një shtesë prej 100 eurove në fund të vitit, e gjithashtu secili fëmijë dhe secila familje që ka pasur fëmijë, për çdo fëmijë ka marrë nga 100 euro shtesë. Për më tepër, pra përveç pagesës së njëhershme, më lejoni gjithashtu t’ju kujtoj që me qeverisjen tonë, për sektorin privat dhe për të gjitha familjet, pra për nënat dhe fëmijët, tashmë jo një herë në vit, por çdo vit, jepen 200 milionë euro për shtesat për fëmijë dhe për shtesat për nënat lehona”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës plenare ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërkrahje të punëtorëve të sektorit privat, pas shpërndarjes së pagës së 13-të për sektorin publik.
Ai tha se punëtorët e sektorit privat janë kontribuesit kryesorë në buxhetin e shtetit dhe se, sipas tij, ky sektor po neglizhohet nga qeveria.

Tahiri theksoi se pikërisht ky sektor paguan taksat që mundësojnë funksionimin e sektorit publik, duke kërkuar trajtim më të barabartë për punëtorët e ekonomisë private.

Gjithashtu lexoni:

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Kosova News 10/04/2026 10/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?