KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Padia ndaj dy ministrive, komunat humbin miliona euro dhe rrezikojnë të mbyllen
Politikë

Padia ndaj dy ministrive, komunat humbin miliona euro dhe rrezikojnë të mbyllen

Kosova News
Kosova News 15:15 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka dhënë detaje lidhur me padinë që do ta dorëzojnë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me kontratën kolektive. Komunat, sipas tij, po humbin miliona euro, xhirollogaritë e tyre po bllokohen, e disa nga ato janë para falimentimit dhe rrezikojnë të mbyllen.

Krejt kjo për shkak se mësimdhënësit po kërkojnë pagesat që i takojnë me kontratë kolektive.

Sazan Ibrahimi nga Asociacionit të Komunave të Kosovës, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se derisa niveli qendror është nënshkrues i kontratave, ata duhet ta marrin edhe barrën financiare, pasi që komunat po dëmtohen me miliona euro.

“Kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror, kurse barra financiare i bie komunave, dhe kjo është duke zgjatur, komunat janë dëmtuar nga buxhetet e veta komunale me miliona euro. Këto miliona euro, destinimi i tyre ka qenë për investime kapitale, për përmirësimin e jetës së qytetarit, mirëpo nga përmbaruesit, nga niveli qendror, iu lëndon arsimtareve, mësimdhënësve për zbatimin e kontratave kolektive edhe pse nuk janë nënshkrues…Këto kontrata, komunave iu kushtojnë me miliona euro, ka raste kur xhirollogaria e një komune të madhe në Republikën e Kosovës ka qenë e bllokuar shkaku i mosmundësisë së zbatimit të dispozitave nga kontratat kolektive, ka raste kur komunat kanë qenë të ballafaquara para falimentimit, për shkak se mjetet financiare kanë qenë me qindra mijëra euro, të cilat menjëherë i kanë ardhur urdhërat për zbatim dhe ka komuna që nëse në një të ardhme të afërt do t’i merren mjetet financiare përnjëherë për të gjitha obligimet që dalin nga kontratat kolektive, atëherë mund të vihet deri të mbyllja e komunave, sepse nuk munden prej buxheteve vetanake, komunat e vogla dhe komunat e mesme t’i zbatojnë të gjitha obligimet financiare që dalin nga kontratat kolektive… Duhet theksuar se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër kontratave kolektive, por vetëm synon drejtësinë kah aspekti i financave”, theksoi Ibrahimi.

Sipas tij, problem mjaftë i madh është moskomunikimi i nivelit lokal me atë qendror, pasi që kjo ka ndodhur edhe në takimin efundit të komisionit të granteve, ku është nga asociacioni është ngritur si shqetësim çështja e kontratës kolektive, mirëpo, kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

“Problemi më i madh është të moskomunikimi në nivel lokal në nivel qendror. Edhe në takimin e fundit të komisionit të granteve, takim i cili është mbajt para disa muajve, përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili është në këtë komision, dhe i cili është anëtar i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sokol Haliti, e ka ngritur këtë shqetësim, mirëpo kërkesa jonë ka has në vesh të shurdhër. Niveli qendror nuk po dëshiron t’i përkrah komunat sa i përket zbatimit të këtyre kontratave kolektive edhe pse janë nënshkrues të këtyre kontratave. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, janë nënshkruese të këtyre kontratave dhe kërkojmë që ata ta marrin përsipër edhe barrën financiare, e jo t’ia lenë komunave”, vijoi Ibrahimi.

Ibrahimi shtoi sepadrejtësia më e madhe që i është bërë komunave këtu është që niveli qendror ka nënshkruar në kurriz financiartë komunave.

“Po besojmë që në të ardhmen niveli qendror do t’i marrë të gjitha obligimit sa i përket zbatimit të kontratave kolektive por edhe borxheve të cilat kanë mbetur, sepse përmes proceseve të përmbarimit këto borxhe po rriten, një përqindje e jashtëzakonshme, dhe pastaj po merren mjetet financiare nga buxhetet komunale… Mirëpo po shihet që gatishmëria e nivelit qendror në zgjidhjen e këtij problemi nuk ka vullnet, dhe po shpresojmë që nëpërmjet organeve të drejtësisë, neve do e fitojmë rastin”, tha ai./kp/

Gjithashtu lexoni:

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

TAGGED: Komunat, mësimdhënësit, padia
Kosova News 26/06/2022 26/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?