KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtoret greviste kërkojnë pagat
Siguri

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtoret greviste kërkojnë pagat

Kosova News
Kosova News 13:00 -21/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka dorëzuar padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë “Schalberger”, lidhur me pagesat e punëtorëve gjatë grevës që kanë mbajtur nga viti i kaluar për t’i shprehur pakënaqësitë për shkak pagave të ulëta.

Kryetari në këtë sindikatë, Jusuf Azemi, ka theksuar se në bazë të vlerësimeve të inspektoratit dhe profesionistëve të kësaj natyre, kërkesat e tyre kanë qenë legjitime dhe presin një vendim sa më të shpejtë nga gjykata lidhur me rastin.

Për muajin nëntor, dhjetor dhe janar, Azemi ka thënë se janë rreth 1 mijë e 200 euro për secilin person që duhet të paguajë kompania në fjalë, ndërsa ka shprehur shqetësimin e punëtorëve lidhur me mospagesën. Sipas tij, nuk është problem i tyre nëse kompania ka probleme në Parlamentin e Kosovës.

“Sapo dorëzuam padinë ndaj Parlamentit të Kosovës dhe kompanisë Schalberger. Për 79 ditë ne kemi qenë në grevë dhe realisht kemi shtyrë në funksion edhe inspektoratin e punës. Inspektorati e ka vlerësuar se greva jonë ka qenë në rregull dhe e ligjshme. Kërkesat tona kanë qenë të ligjshme dhe legjitime, dhe pas gjithë kësaj inspektorati i punës i ka propozuar kompanisë që brenda tre ditëve t’i paguajë gjitha obligimet që kanë ndaj punëtorëve gjatë kohës së grevës dhe këta punëtor t’i kthejnë në vendet e tyre të punës. Kemi pritur një procedurë, nuk kemi asnjë njoftim nga kompania se si do të veprojë dhe normal që ne sot përgatitem dhe e dorëzuam lëndën. Sipas profesionistëve që njohin këtë natyrë të punës, lënda do të jetë në favor tonin, por normal që çdo vendim që lëshon Gjykata për ne është valide. Por, sipas gjithë dokumentacionit, në moment kur inspektorati punës vlerëson që ka qenë çdo gjë në rregull dhe ka dënuar kompaninë për veprimet që ka bërë, presim rezultatet për një kohë të shkurtë”, tha Azemi.

Derisa ka nënvizuar se kompania nuk ka pasur asnjë tendencë të ofrojë zgjidhje për të mos shkuar te padia.

Ai shton se mbi 1 mijë euro është vlera e pagesës për punëtorët.

“Nuk ka pas asnjë tendencë, ne në fakt derisa kemi marrë vendim përfundimtar që të bëjmë padi kanë qenë disa biseda në zyrën tonë por megjithatë janë çështje të brendshme të Parlamentit të Kosovës pse ka ardhë deri te kjo. Në këtë rast ne jemi në rend të parë viktima të asaj, deri të na bëhet pagesa, përndryshe shqetësimet e punëtorëve që i janë krijuar duhet paguar. Kompania e ka ditë dhe e dinë që ne nuk jemi fajtor, por, problemet e brendshme që ka në Parlamentin e Kosovës janë probleme të tyre…Vlera e pagesës konsiderojmë se përgjatë gjithë kësaj kohe sa do të qëndrojnë jashtë procesit të punës, këto duhet të kenë një pagesë rreth 400 euro, dhe vetëm për nëntor, dhjetor dhe janar, janë 1 mijë e 200 euro për secilin person”, ka shtuar Azemi.

Përndryshe, ata protestuar për më shumë se nëntë javë, derisa Kuvendi ndryshoi kontratën me operatoren, duke iu mundësuar që punëtori të ketë pagën 400 euro. Kurse, kompania largoi nga puna ato, duke zëvendësuar me tjerë.

Gjithashtu lexoni:

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

Kosova News 21/02/2025 21/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
12:14 -29/07/2026
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
11:49 -29/07/2026
Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë
11:46 -29/07/2026
Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë
11:20 -29/07/2026
Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës
11:17 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?