Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar të enjten pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pas këtij votiomi ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, e cila tha se nga sot kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përmbyllet me sukses çështja e liberalizimit të vizave.
Sipas saj, tani ka mbetur votimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së.
Pas votimi të sotëm nga Komiteti i PE-së është bërë e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.
“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në njoftim.


