KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës
Sport

Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës

Kosova News
Kosova News 17:24 -30/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Rasti i vetëm në 45 minutëshin e parë i takoi Prishtinës që rrezikoi me Kushtrim Gashin në minutën e parë, por gjuajtjen e tij me kokë e ndali Enea Koliçi.

Në pjesën e dytë Ballkani pati diçka më shumë nga loja, duke rrezikuar në dy raste me sulmuesin Mamadou Danfa.

Danfa doli në rast të mirë shënimi në dy raste, fillimisht në minutën e 64-të pastaj edhe në minutën e 83-të, por i mungoi finalizimi.

Deri në fund nuk pati raste të mira shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe që të dyja u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Ballkani vazhdon si lider i tabelës me 53 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina ka 39 sosh. Therandasit rrezikojnë të humbasin lidershipin nëse Llapi fiton nesër (e diel) ndeshjen ndaj Lirisë.

Gjithashtu lexoni:

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri

Liverpooli transferon Jeremie Frimpong

Ronaldo refuzon të transferohet te rivali i Al Nassr, dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube

Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Oklahoma mund Minesotën, prek finalet e mëdha pas 13 vitesh

Kosova News 30/03/2024 30/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri
23:05 -30/05/2025
Macron: Rreziku më i madh është ndarja e botës midis SHBA-së dhe Kinës
23:00 -30/05/2025
Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe
22:47 -30/05/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq
22:14 -30/05/2025
Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut
21:45 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?