KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
Lajme

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

KosovaNewss
KosovaNewss 18:18 -18/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i është drejtuar me një letër publike Ambasadorit Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në letrën e tyre, veteranët shprehin zhgënjimin se gjykata që fillimisht ishte menduar të sillte drejtësi, është shndërruar në një mjet politik për ndëshkim dhe heshtje të atyre që, sipas tyre, e sollën paqen dhe e mbrojtën lirinë.

“Presidenti Trump, administrata e tij dhe ju personalisht e kuptuat atë që bota e kishte harruar: liria nuk dhurohet. Liria fitohet. Dhe mbi të gjitha, liria mbrohet”, thuhet në letrën e veteranëve.

Ata kujtojnë sakrificën e UÇK-së në luftën kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe përkushtimin e tyre pas luftës për ndërtimin e një Kosove demokratike, duke shtuar se e kanë përqafuar drejtësinë ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin e Hagës, por sipas tyre, “Dhomat e Specializuara nuk janë drejtësi, janë një gjueti shtrigash”.

“Kur drejtësia uzurpohet nga elitat politike, ajo kthehet në mjet për të heshtur patriotët. Kjo gjykatë është bërë pikërisht kjo – një vegël për të heshtur ata që sollën paqen, që ndalën gjenocidin, që mbrojtën lirinë”.

OVL-UÇK aludon se ngritja e aktakuzave nga një prokuror i korruptuar kishte qëllim të sabotonte iniciativën për paqe të Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë. Ata kërkojnë mbylljen e kësaj gjykate dhe një hetim të pavarur rreth funksionimit dhe shpenzimeve të saj.

“Taksa-paguesit amerikanë nuk kanë investuar në një gjykatë që shkel vlerat e drejtësisë dhe lirisë për të cilat vetë Amerika qëndron. Kjo është një turp për drejtësinë amerikane”, thuhet më tej në letër.

Me tone emocionale, letra mbyllet me një thirrje të fuqishme: “Nëse liria ka ende kuptim, nëse drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një parim – kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Ne luftuam kundër Millosheviqit për ta ndalur këtë lloj abuzimi. Dhe do të flasim sërish. Kjo nuk është thjesht një thirrje për ndihmë, por një thirrje për të mbrojtur lirinë, sërish

Gjithashtu lexoni:

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

KosovaNewss 18/05/2025 18/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?