KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani vazhdon takimet në Çeki, kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave
Politikë

Osmani vazhdon takimet në Çeki, kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave

Kosova News
Kosova News 14:37 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Republikën Çeke, ka takuar sot kryetaren e Dhomës së Deputetëve, Markéta Pekarová Adamová, me ç’rast liberalizimi i vizave për qytetarët tanë gjatë presidencës çeke si dhe përkrahja e anëtarësimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, ishin temat kryesore të këtij takimi.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sikurse edhe në takimet e tjera me zyrtarë të lartë të shtetit çek, edhe në këtë takim presidentja Osmani ka kërkuar përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Presidentja ka ritheksuar se Kosova prej disa vjetësh ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar mbështetjen çeke që ky proces të përmbyllet nën Presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Njoftohet se të njëjtën përkrahje, presidentja e kërkoi edhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas edhe në NATO.

Ajo në veçanti diskutoi për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të na duhet përkrahje për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës.

“Në takim me znj. Pekarová Adamová, Presidentja Osmani, u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe, duke diskutuar për fusha të ndryshme në të cilat mund të thellohen mëtej raportet dhe në këtë kontekst përmendi miqësinë e hershme të Kosovës me Republikën Çeke, që nga vitet e 80-ta dhe përkrahjen e palëkundur që Çekia ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim

Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes

Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë

Lima i bindur se ngërçi të tejkalohet “duke e vendosur në epiqendër shtetin”

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës
12:38 -11/07/2025
Osmani: Zëri i nënave të Srebrenicës, thirrja më e fortë kundër padrejtësisë
12:36 -11/07/2025
Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
12:24 -11/07/2025
Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes
12:19 -11/07/2025
Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë
12:07 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?