Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore. Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.
“Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e udhëtimit të tyre të pavarësisë dhe progresit të jashtëzakonshëm”, shkroi ajo.
Sipas saj, Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë, mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar brenda familjes euroatlantike të kombeve.