KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani udhëton drejt Finlandës, publikohet agjenda e takimeve
Politikë

Osmani udhëton drejt Finlandës, publikohet agjenda e takimeve

Kosova News
Kosova News 08:58 -23/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë, me ftesë të presidentit finlandez, Alexander Stubb.

Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare, të organizuar në Pallatin Presidencial në Helsinki, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve.

Në kuadër të vizitës, presidenti Stubb do të shtrojë drekë zyrtare për presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial në Helsinki.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s – misionit të KFOR-it.

Presidentja gjatë vizitës në Finlandë do të pritet gjithashtu nga Jussi Halla-aho, kryetar i Parlamentit të Finlandës si dhe nga ministrja për Punë të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Në kuadër të agjendës, presidentja do të mbajë një diskutim në Universitetin e Helsinkit me temën “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”, ku para studentëve, profesorëve dhe diplomatëve do të  shpalosë prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Finlandë, Osmani do të zhvillojë një takim me përfaqësues të mërgatës kosovare, për të bashkëbiseduar me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në fuqizimin e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Kosova News 23/04/2025 23/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje
21:48 -10/05/2025
Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?