KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Tryeza e dialogut është mbrapsht, Serbia nuk i zbaton marrëveshjet
Politikë

Osmani: Tryeza e dialogut është mbrapsht, Serbia nuk i zbaton marrëveshjet

Kosova News
Kosova News 15:44 -31/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përmendur faktin që Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e kandidatit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht të gjitha përmbushjeve politike.

Presidentja Osmani: Me ShBA-në kemi mospajtime në qasje, jo në synimin final

Për dialogun ka thënë se Serbia është pala që nuk i respekton marrëveshjet, teksa tryeza e diskutimeve është vendosur mbrapsht.

“Tryeza është vendosur mbrapsht, përkundër faktit që Kosova ka negociuar me Serbinë për 13 vjet me radhë. Diku rreth 40 marrëveshje janë arritur, duke përfshirë marrëveshjen bazë dhe aneksi plotësues. Nëse shihni listën e mos zbatimit të detyrimeve nga Serbia, është shumë, deri nesër do të na duhej vetëm t’i lexonim”, ka thënë Osmani, teksa ka përmendur disa nga marrëveshjet e pa zbatuara nga Serbia.

Ajo ka thënë se Kosova nuk e sheh procesin meritor ashtu siç e thotë BE, sepse përndryshe “Kosova do të ishte të duhej lideri i garës drejt integrimit Evropian”.

“Përgjatë gjithë ekzistencës sonë, kemi luftuar për një Evropë që është e lirë, në paqe dhe e ndërtuar mbi vlerat më të rëndësishme për njerëzimin, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit. Po, jemi i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka status të kandidatit përkundër faktit që jemi në përputhje 100% me çdo lloj vendimi të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, kemi vendosur të gjitha sanksionet ndaj çdo shteti dashakeqës”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani ka thënë se nuk ka një vend më pro komuniteteve, me diversitetin e tillë fetar dhe që nuk bart etno-nacionalizma.

“Parlamenti ynë çdo ligj që e miraton, siguron përputhshmërinë e plotë me komunitet dhe legjislacione evropiane; sigurohemi që të gjitha reformat ekonomike të jenë plotësisht në përputhje me BE dhe siç e thashë, mbi 97% e popullit të Kosovës janë në favor të integrimit evropian. Ke një sentiment pro evropian, pro NATO, janë njerëz që janë aq të etur për të kontribuuar. Kemi popullatën më të re, shumëgjuhësh, të shkëlqyeshëm, shumë novator në teknologji, pro demokratike”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kosova News 31/08/2024 31/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?