KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani takon Kovaçevskin, e falënderon për mështetjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare
Politikë

Osmani takon Kovaçevskin, e falënderon për mështetjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 18:54 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur në takim nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe zhvillimet e fundit.

Presidentja Osmani ka falënderuar Kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst ka përmendur votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidentja Osmani foli për potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo po ashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Në raport me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, është diskutuar për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë në rajon, i cili përbën një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ndërsa, në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, Presidentja Osmani vlerësoi se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, teksa në raport me njëra tjetrën ta njohin parimin e barazisë, sovranitetit shtetëror e integritetit territorial.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në këtë proces, Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë është e përkushtuar për paqe e stabilitet.

Në këtë takim, ndër të tjera u shtrua nevoja e intensfikimit të mobilitetit të qytetarëve, me finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare, sikurse edhe lehtësimi i të bërit biznes. U diskutua edhe ideja e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit, sikurse edhe finalizimi i pjesës së mbetur të autostradës Bllacë-Shkup.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
17:28 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?