KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Me kancelarin Scholz dikutuam për liberalizimin e vizave, sigurinë dhe stabilitetin
Politikë

Osmani: Me kancelarin Scholz dikutuam për liberalizimin e vizave, sigurinë dhe stabilitetin

Kosova News
Kosova News 22:33 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin se ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani, në një njoftim zyrtar, ka thënë se kancelarit Scholz ia ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo.

Ajo, në emër të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka njoftuar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

Në fjalën e saj në konferencë, Osmani ka bërë thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

TAGGED: Osmani, vizat
Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike
13:07 -12/06/2025
Promovohen dy shërbime të reja në eKosova
13:02 -12/06/2025
Kurti nga Prekazi: 12 qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
12:22 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?