Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar historianin që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës, Sir Noel Malcolm.
Osmani tha se Sir Noel Malcolm ka dhënë kontribut të çmuar në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.
Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës.



