Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Siç njofton Zyra e presidentes, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.
“Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë. Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve. Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali.” – thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani.