Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund.
Në njoftimin e presidencës thuhet se zhvillimet e fundit në vend dhe situata e krijuar pas moskonstituimit të kuvendit, ishin temë diskutimi në këtë takim.
“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftim.