KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër
Politikë

Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër

Kosova News
Kosova News 08:46 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nis sot vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.

Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern.

Në kuadër të agjendës zyrtare, presidentja Osmani do të mbajë takime me presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.

Në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror”, thuhet në njoftim.
 

Gjithashtu lexoni:

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Me helikopter ushtarak, Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër

Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën?

Kryediplomatja e BE-së viziton Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Haradinaj: Kurti është mashtrues – LVV pa Guxo e Alternativën nuk do ta kalonte pragun

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Ngrihet aktakuzë ndaj dy policëve në Pejë, rekomandohet edhe suspendimi i tyre
15:04 -21/05/2025
Prokuroria Speciale shenjëstron rastin “Mati 1”
14:54 -21/05/2025
Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit
14:18 -21/05/2025
Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë
14:06 -21/05/2025
Dorëzohet në Polici i dënuari me tri vjet burgim në Prizren
13:57 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?