Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Somali.
Këtë ajo e bëri përmes një postimi në Twitter, ku edhe të lënduarve nga ky sulm iu uroj shërim të shpejtë.
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani.
Të paktën 100 njerëz u vranë në dy sulme terroriste në Somali pasi bombat e vendosura në makina shpërthyen.
Ngjarja ndodhi në një kryqëzim të frekuentuar në kryeqytet dhe numri i viktima pritet të rritet pasi numri i të plagosurve është më shumë se 300.
Our thoughts are with President @HassanSMohamud and the people of Somalia following the terrorist attack.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 30, 2022
We extend our sincerest condolences to the families of the victims and wish a speedy recovery to the injured.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi në të njëjtin vend , ku pesë vite më parë kishte ndodhur një sulm tjetër që la më shumë se 500 të vdekur.
“Ne kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe myslimanët në mbarë botën që të dërgojnë mjekët e tyre këtu pasi ne nuk mund t’i dërgojmë të gjitha viktimat jashtë vendit për trajtim,” tha Presidenti Hassan Sheikh Mohamud.
Grupi ekstremist al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën, i cili shpesh sulmon kryeqytetin dhe kontrollon pjesë të mëdha të vendit, mori përgjegjësinë, duke thënë se kishte në shënjestër ministrinë e arsimit.
Ata pretenduan se ministria ishte një “bazë armike” që merr mbështetje nga vendet jo-muslimane dhe “është e përkushtuar për të larguar fëmijët somalezë nga besimi islam”.


