KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Rusia s’mund ta përdorë Kosovën si precedent për territoret e aneksuara në Ukrainë
Politikë

Osmani: Rusia s’mund ta përdorë Kosovën si precedent për territoret e aneksuara në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 12:59 -09/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Rusia nuk ka asnjë të drejtë të përdorë rastin e Kosovës si argument për të justifikuar aneksimin e territoreve në Ukrainë.

Zyrtarët rusë shpesh e kanë marrë Kosovën si shembull për të justifikuar territoret e ankesuara në Ukrainë, duke nisur nga Krimea në vitin 2014.

Në një intervistë për Mario Nawfalin, Osmani ka theksuar se pavarësia e Kosovës ka qenë rezultat i së drejtës së popullit për vetëvendosje dhe si rrjedhojë e një regjimi shtypës dhe kriminal të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi, ndërsa situata në Ukrainë, sipas saj, është një agresion i pastër ushtarak nga ana e Rusisë.

“E vetmja ngjashmëri mes rasteve është se krimet që kreu Millosheviqi ndaj nesh janë të njëjta me ato që po kryen Putini ndaj njerëzve të pafajshëm gjatë pushtimit të Ukrainës. Po, janë të njëjtë – Putini dhe Millosheviqi – por nuk ka asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe territoreve të aneksuara nga Rusia”, ka thënë Osmani.

Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës kanë pasur të drejtën legjitime për të vendosur për fatin e tyre, ndërsa banorët e rajoneve si Donbasi janë bërë pjesë e një procesi të dhunshëm e të manipuluar nga Rusia.

“Rusia nuk ka asnjë justifikim që të flasë për ndonjë precedent që kinse ka krijuar Kosova. Situata është krejtësisht ndryshe”, u shpreh ajo.

Në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare, presidentja u shpreh se zhvillimi i marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë do të varet nga ecuria e paqes në Ukrainë. Ajo shtoi se tashmë po shihen disa shenja pozitive në këtë drejtim, por theksoi se nuk e ka menduar kurrë mundësinë që Rusia të bëhej pjesë e NATO-s.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 09/04/2025 09/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?