KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani pret që Ukraina të marrë vendim për Kosovën
Politikë

Osmani pret që Ukraina të marrë vendim për Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:09 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është partnere e natyrshme e Ukrainës dhe se tani është koha që Ukraina të marrë vendime të guximshme për të themeluar raportet ndërshtetërore.

Në një organizim të ambasadave të huaja në vend për shënimin e 32-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, është përshëndetur përkrahja që Kosova i ka dhënë Ukrainës prej kur Rusia nisi agresionin ushtarak në shkurt të vitit të kaluar.

Osmani ka deklaruar se Kosova ka qenë dhe do të mbetet “mbështetëse e fuqishme e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së Ukrainës, kundrejt një fqinji agresive e gjenocidal”.

“Përkrahja jonë është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë tonë sovran. Presim që Ukraina do të kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka afruar popujt tanë dhe tani është koha për vendime me kurajë për të themeluar edhe raportet tona”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se narracioni i Rusisë që merr për shembull rastin e Kosovës për të arsyetuar luftën në Ukrainë “duhet të refuzohet nga të gjithë dhe askush s’duhet të bije në këtë kurth të Putinit”

Osmani ka shtuar se mbështetja e Kosovës nuk ka qenë befasi dhe se sikur populli i Kosovës që dikur ishte viktimë, edhe populli ukrainas tash po përballet me krime të tmerrshme.

Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur mbështetjen e Kosovës kundër agresionit rus.

“Kjo mbështetje shkon përtej fjalëve. Ajo nuk është e dukshme vetëm me shfaqjen e flamujve të Ukrainës nëpër qytetet e Kosovës e në objektet tona, por e dhënë edhe si mbështetje nga Qeveria, bashkë me iniciativat tona”, ka thënë Rohde duke përshëndetur strehimin e gazetarëve ukrainas në Prishtinë.

“Ne të gjithë e duam paqen dhe vazhdojmë t’i bëjmë presion Putinit që ta ndalë këtë luftë. Ukraina do të jetë sovrane pa asnjë lloj kushtëzimi”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Gazetarja e parë ukrainase që u strehua në Kosovë, Lyudmila Makey, në fjalimin e saj ka falënderuar Kosovën, ndërsa Prishtinën e ka cilësuar shtëpi të dytë.

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?