Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom në Kuvend dhe Qeveri, të kryesuar nga deputeti Erxhan Galushi.
Me anë të një postimi në Facebook, Zyra e Presidentes bëri të ditur se Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për rritjen e bashkëpunimit dhe jo vetëm.
“Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, angazhimin dhe rolin e tyre në procesin e shtetndërtimit në vendin tonë. Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për rritje të bashkëpunimit dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom, përfshirë mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës rome”, thuhet në njoftim


