KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i ndritshëm i partneritetit Kosovë-ShBA
Politikë

Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i ndritshëm i partneritetit Kosovë-ShBA

Kosova News
Kosova News 16:18 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-ve, Carol Spahn.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka thënë se Korpusi i Paqes këtë javë shënon 10 vjetorin e themelimit të misionit të tyre në Kosovë.

“Është  gjithnjë kënaqësi të mirëpresim miqtë tanë amerikanë. Kemi diskutuar për misionin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve amerikanë, bashkëpunimin Kosovë-SHBA, dhe nismat e ndryshme që kanë për qëllim përafrimin edhe më të madh të popujve tanë”, u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, një raport i tillë ndërtohet, mirëmbahet dhe zhvillohet pikërisht si rezultat i lidhjes së fortë ndërmjet popujve të dy vendeve.

Ajo shtoi se një investim i tillë rezulton në impakt afatgjatë pozitiv në Kosovë.

“Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe thellësisë së partneritetit Kosovë-SHBA. Ky mision përgjatë 10 viteve ka ndihmuar dhe po vazhdon të ndihmojë me optimizëm, gjithpërfshirje, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, shtoi Osmani.

Nismat e tilla sipas Osmanit janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Uroj që projektet dhe nismat e përbashkëta të shtohen edhe më shumë. Këto nisma janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit tonë si dhe potencialit të pakufishëm të qytetarëve tanë për të punuar krah për krah me njëri tjetrin”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?