Presidentja e vendt, Vjosa Osmani ka uruar diplomimin e 350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se të gjithë së bashku përbëjnë një zë për Kosovën.
“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Rekrutët sot janë betuar gjatë ceremonisë të gjeneratës së dytë 2025, nga pjesëtar civil duke u kthyer në ushtarak.