KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani para Samitit në Bruksel thotë se ka “elemente pozitive” në diskutimet për heqjen e masave
Politikë

Osmani para Samitit në Bruksel thotë se ka “elemente pozitive” në diskutimet për heqjen e masave

Kosova News
Kosova News 18:20 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur se Kosova ka ecur përpara me reformat, sidomos në sundimin e ligjit, por jo edhe Bashkimi Evropian sa i përket anëtarësimit të Kosovës.

Para nisjes së Samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani para mediave ka thënë se procesi i anëtarësimit nuk është i pamundur, megjithëse kompleks.

“Jemi sërish këtu si partner të përkushtuar të BE-së, si shtet që jemi me linjëzim 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si shtet që vazhdimisht ka treguar progres dhe përkushtim të lartë për reforma, qofshin në sundimin e ligjit, ekonomi apo tjera. Fatkeqësisht nuk i kemi parë që këto reforma janë përkthyer edhe në progres shumë të prekshëm sa i përket integrimit evropian të Kosovës meqë procesi është shumë kompleks… Por nëse e sheh çfarë ka bërë BE-ja në kthim, nuk shohim shumë sepse aplikimi ynë është duke qëndruar ende në sirtarët e BE-së. E di që është proces kompleks por nuk është i pamundur”, u shpreh ajo.

Osmani ka shtuar se nga takimet që ka zhvilluar të mërkurën në Bruksel ka parë “elemente pozitive” për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës.

“Do të punojmë me partnerët tanë që shumë shpejt që të merret vendimi për heqjen e plotë. Kemi elemente pozitive në diskutimet që kisha sot gjatë ditës dhe shpresoj që të kemi heqjen e plotë të masave”, ka theksuar Osmani.

Ajo u pyet edhe për mosprezencën e palës serbe në këtë samit, e u përgjigj se këtë gjë as nuk e ka “vërejtur”.

“Nuk e pasna vërejtur mungesën e tyre, e vetmja gjë që ka sjellë Serbia në këtë samit ka qenë prezenca e një shteti që mbron interesat e Rusisë. Nuk është që do të na mungojë në këtë samit sonte”, ka theksuar Osmani

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?