KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Nuk mund ta trajtosh Rusinë si agresor e Serbinë si partner të paqes
Politikë

Osmani: Nuk mund ta trajtosh Rusinë si agresor e Serbinë si partner të paqes

Kosova News
Kosova News 14:21 -02/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një adresim për media në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian që po mbahet në Danimarkë ka thënë se ky samit do të jetë mundësi e madhe për të diskutuar rreth kërcënimeve që vijnë nga Rusia.

Ajo e ka renditur edhe Serbinë në mesin e dy kërcënimeve që rajoni ka aktualisht. Duke e quajtur atë satelitë të Rusisë, Osmani ka thënë se nuk mund ta trajtosh njërin si agresor e tjetrin si partner të paqes.

“Duhet të themi se vetëm uniteti nuk  mjafton, ka nevojë të vazhdueshme për konsistencë për t’u marrë me agresorë dhe diktatorë. Janë aktualisht dy rreziqe kyç të sigurisë që janë duke ardhur kundër shteteve në kontinentin tonë, një vjen nga Rusia, tjetra veçanërisht në rajonin tonë vjen nga sateliti i Rusisë, zgjatja e Rusisë në rajonin tonë, Serbia.  Mendoj që është e nevojshme konsistenca nga BE-ja që të merren me të dy agresorët sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe tjetrin si partner të paqes”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se Serbia i ka trajtuar vendet fqinje si vende që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave vepron si agresor.

Sipas saj, të dyja vendet përdorin metodat e njëjta të kërcënimit, derisa ka përmendur para gazetarëve të huaj edhe rastin e Banjskës dhe thirrjen e BE-së për mbajtje të përgjegjësisë.

“Natyrisht që është kopje e Rusisë. Fatkeqësisht Rusia e mbështetë Serbinë, kështu që tradicionalisht e kanë përdorur këtë koncept:  Rusia flet për Rusinë e Madhe ndërkaq Serbia flet për Serbinë e Madhe dhe përdorin të dyja metodat e njëjta të kërcënimit. Ne sapo kemi shënuar dy vjet të agresionit të Serbisë në veri të vendit tonë, Bashkimi Evropian vazhdimisht ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe kanë pasur zero përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit, Vuçiqi është munduar të kopjojë Putinin duke përdorur agresionin dhe taktikat e destabilizimit kundër fqinjëve dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që shtete anëtare të Bashkimit Evropian ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë që qëndron me Rusinë nuk është rruga para.

Ka deklaruar se shtetet që janë 100 për qind të rreshtuara nga BE-ja duhet të shpërblehen.

Osmani për popullin e Ukrainës ka thënë se askush nuk mund të rrijë para popullit që dëshiron të jetë i lirë.

“Ata do ta fitojnë luftën, do ta fitojnë paqen. Për Bashkimin Evropian dua të them se historia tregon, diktatorët kënaqen kur nuk çon te paqja e qëndrueshme. Thirrja jonë është që të jenë të kujdesshëm që ndikimi i Rusisë në rajonin tonë të trajtohet dhe të mos lejohen që ta vazhdojnë dhunën”, ka shtuar ajo.

Osmani ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian është rruga e vetme për Kosovën, populli i së cilës është 97 për qind për anëtarësimit në këtë union.

Ka deklaruar se nuk mund të japë një afat për anëtarësimin e Kosovës në BE, pasi sipas saj nuk varet nga Kosova, duke shtuar se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara. Ka thënë se do t’i bindë të gjitha shtetet e BE-së se Kosova nuk është barrë në këtë union.  

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 02/10/2025 02/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?