KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, nuk do e lejoja të shkelet Kushtetuta
Politikë

Osmani: Nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, nuk do e lejoja të shkelet Kushtetuta

Kosova News
Kosova News 13:20 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe dhe në rolin e saj si presidente, nuk do të lejonte që të Kushtetuta të shkilej.

Osmani ka thënë se Kosova tashmë ka garanca që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mos tejkalohet.

“Nuk ka asnjë autonomi. Çka do që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do të ju takoj atyre deputetëve të vendosin për dicka të tillë. Por, si presidente e republikës në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar paramentrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë. Parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 dhe parimet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi edhe në legjislaturat paraprake që kanë të bëjnë me ruajten e integritetit dhe sovranitetin e vendit, pastaj funksionalitetin e brendshëm që njihet si parimi i unitaritetit, dhe po ashtu më duhet ta përmend pozicionin amerikan i cili është i vendosur edhe me shkrim, i cili ndër të tjera është edhe parim shtesë udhërrëfyes në hapat përpara. Ka garanca shteti ynë që të mos të lejohet që të mos tejkalohet kushtetuta dhe dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”., deklaroi Osmani për RTV21.

Ajo u është përgjigjur edhe pretendimeve mbi rrëzimin e saj nga Gjykata Kushtetuese me ç’rast, kërkoi që mos t’i bëhet presion Kushtetueses.

“Unë dëshirat nuk mund të ia ndaloj askujt, mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes sepse sikur të kishte Gjykata do të më njoftonte ashtu sic i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në Gjykatë për pozitën e presidentes. Dëshirë dikush mund të ketë, por me rendësi është që të mos i bëhet presion Gjykatës në kryerjen e detyrave të veta. Unë besoj se në vendimmarrje janë të prirur nga interpretimi i drejtë i kushtetutës, integriteti dhe profesionalizmi”, deklaroi ajo.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?