Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë.
Gjatë ditës së djeshme, ajo realizoi një mori takimesh me rëndësi, përfshirë dhe atë kryesorin, me homologun finlandez, Alexander Stubb.
Gjersa po qëndronte në Pallatin presidencial, Osmani ndau medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në luftën e fundit në Kosovë.
“Dje, në Pallatin presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.
Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, shkroi Osmani.