KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani nga selia e NATO-s: Duhet të punojmë me aleatët tanë që ti zgjidhim sfidat e sigurisë
Politikë

Osmani nga selia e NATO-s: Duhet të punojmë me aleatët tanë që ti zgjidhim sfidat e sigurisë

Kosova News
Kosova News 20:02 -07/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Bruksel, konkretisht në selinë e NATO-s.

Pikërisht nga selia e NATO-s, Osmani u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, ku bëri të ditur se sot ka pasur një ditë intensive e më shumë takime.

Sipas saj, diskutimet ishin shumë përmbajtjesore dhe sërish vendi ka marrë përgjigje pozitive nga aleatët që të vazhdojnë punën me Kosovën.

“Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën dhe prezencën e tyre. Kosova është shteti më pro-NATO jo vetëm në rajon por në gjithë botën sepse vizioni i qartë i qytetarëve dhe institucioneve është që të anëtarësohemi në këtë aleancë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja bëri të ditur se në takimet që kishte është diskutuar edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë, e konkretisht për veriun e vendit.

“Natyrisht që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohemi në veçanti ato në veri të vendit për shkak të grupeve të organizuara kriminele serbe, i diskutuam sot. Duhet të punojmë bashkë me partnerët dhe aleatët tanë në mënyrë që ti zgjidhim këto sfida të sigurisë sepse çështja e sigurisë asnjëherë nuk është individuale”, tha Osmani.

Osmani shtoi se për 25 vite Kosova e ka dëshmuar që është partner i NATO-s, dhe se do të vazhdoj ta dëshmoj këtë edhe tash e tutje.

“Do të punojmë të gjithë së bashku që edhe flamuri i Kosovës shumë shpejt të valojë me flamurët e aleatëve të NATO-s”, u shpreh presidentja.

Takimi i ardhshëm i dialogut, Osmani nga selia e NATO-s: Shpresojmë që BE-ja të ketë qasje të balancuar në dialog, në disa momente s’e kishte

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Kosova News 07/09/2023 07/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?