Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi
Ndryshe, katër ditë më parë kryeministrja Kallas, dha dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u bërë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit.
Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin.