KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani në takim me Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik
Politikë

Osmani në takim me Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik

KosovaNewss
KosovaNewss 21:09 -29/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku palët diskutuan për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me fokus të veçantë tek marrëdhëniet ndërshqiptare dhe koordinimi strategjik mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në të dy shtetet.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata si një faktor thelbësor për stabilitetin e brendshëm të këtij shteti dhe për orientimin e tij drejt strukturave euroatlantike. Ajo theksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është i një rëndësie të veçantë për gjithë rajonin, thuhet në komunikatë.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popull konstituiv dhe një forcë vendimtare në drejtimin e këtij shteti drejt integrimit në NATO dhe BE”, u shpreh Presidentja Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si një bazë e fuqishme për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Presidentja bëri thirrje për unitet dhe vigjilencë përballë çdo tendence që mund të rrezikojë të drejtat e fituara të shqiptarëve në këtë vend. Ajo theksoi se çdo përpjekje për të minuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në gjithë rajonin.

Në këtë kontekst, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha forcat që veprojnë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të rajonit. Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së dialogut të vazhdueshëm ndërshqiptar, si mjet për forcimin e rolit të shqiptarëve si faktor bashkues dhe paqendërtues në Ballkanin Perëndimor.

Takimi përfundoi me pajtimin e ndërsjellë për intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar të ardhmen evropiane të rajonit

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

KosovaNewss 29/04/2025 29/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë
21:56 -13/06/2026
Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban
21:53 -13/06/2026
Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?