KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani në pritje të raportit të KQZ-së për zgjedhjet në veri
Politikë

Osmani në pritje të raportit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Kosova News
Kosova News 16:10 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, është në pritje të raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë vendim për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës.

“Ne jemi në pritje të raportit nga KQZ-ja”, ka thënë këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se Osmani të enjten e ka shpjeguar procedurën që ndiqet në raste të tilla.

Presidentja të enjten ka thënë se vendimi nëse do të shtyhen apo jo zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës do të merret për pak ditë.

Osmani pas manifestimit në kuadër të 16-ditëshit të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave, ka theksuar se po pret raportin e institucioneve të sigurisë për situatën në veri.

Ajo ka thënë se raporti i institucioneve për situatën e sigurisë fillimisht shqyrtohet në KQZ dhe iu takon atyre të vlerësojnë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, e pastaj kërkesa i drejtohet Zyrës së Presidentes.

Osmani ka shtuar se me të marrë një kërkesë të tillë nga KQZ-ja do të konsultohet me partitë politike dhe vendimi do të merret duke u bazuar në konsensusin mes tyre.

Ajo ka thënë se në këto konsultime do ta ftojë edhe Listën Serbe, por se iu takon atyre nëse do të marrin pjesë.

Sipas vendimit të Osmanit, zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore do të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa për kuvendet komunale në Zveçan e Leposaviq më 25 dhjetor.

Por në ditët e fundit në veri janë shënuar disa incidente. Ka pasur hedhje të shokë-bombave, të shtëna me armë e sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Incidentet kanë nisur të martën e kësaj jave, kur zyrtarët e KQZ-së tentuan që të futen në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale./koha/

Kërcënimet nga Beogradi, reagon presidentja Osmani: Në Kosovë kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Graz të Austrisë: Jemi thellësisht të pikëlluar

Bislimi: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, por është herët për rezultate konkrete

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?