KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Osmani në dorëzimin e donacionit të EULEX-it te gratë e Krushës: Në këtë fabrikë ka shumë histori
Ekonomi

​Osmani në dorëzimin e donacionit të EULEX-it te gratë e Krushës: Në këtë fabrikë ka shumë histori

Kosova News
Kosova News 14:28 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark kanë vizituar të enjten Kooperativën Bujqësore në Krushë me rastin e dhënies së një donacioni nga EULEX-i.

Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite në këtë kooperativë që udhëhiqet nga Fahrije Hoti dhe gratë e Krushës, tha se në këtë fabrikë ka shumë histori dhe ka vlerësuar lartë punën e këtyre grave për përpunimin specit dhe ajvarit në Rahovec.

Presidentja Osmani tha se ky donacion, furgon dhe kompjuterë, do të plotësohet tutje edhe nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejt nga Zyra e Presidentit së bashku edhe me donatorë të tjerë.

Osmani: Në këtë fabrikë ka shumë histori

“Ne këtë ndërtesë ka shumë histori, këtu e gjejmë mishërimin e punës se palodhur, kombinimin e ndjenjave të shumta të përkushtimit për t’i dhuruar qytetarëve të Kosovës e përtej, produkte të prodhuara me shumë dashuri. Ju sot jeni synonim i Kosovës se pasluftës. Ju jeni vet shpresa dhe vullneti. Ju jeni konfirmimi më i mirë që dëshmon se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë, suksesi është gjithnjë i sigurt”, tha Osmani.

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark përgëzoi gratë e Krushës për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e ambicieve të tyre.

Wigemark: Jeni shembull i ngritjes së një gruaje

“Përmes përkushtimit tuaj, qëndrueshmërisë dhe punës së palodhshme, ju keni thyer çdo pengesë karshi grave për realizimin e ambicieve tuaja. Ju jeni dëshmia e gjallë se si gratë me një vizion të qartë janë në gjendje të ngrihen nga hiri i luftës brutale… Kam thyer rregullat e pandemisë për të shkuar dhe parë filmin ‘Zgjoi’ i cili paraqet përpëlitjet e një gruaje të vetme, duke u përpjekur të krijoj një biznes të vogël”, theksoi ai.

Ndërsa, pronarja e fabrikës, Fahrije Hoti tha për çdo ditë po i shtohen miqtë kooperativës, të cilët siç tha ajo, nuk ia kthyen shpinën asnjë herë.

Ajo u shpreh falënderuese ndaj donacionit të EULEX-it pasi tha se kanë pasur shumë nevojë.

Hoti: Kooperativa po rritet çdo ditë

“Dita ditës kooperativa po rritet, po rritet prodhimtaria dhe numri i punëtorëve, dhe dita-ditës po i shtohen miqtë kooperativës të cilët asnjëherë nuk ia kthyen shpinën, qoftë nga Bashkimi Evropian dhe nga shteti i Kosovës dhe EULEX. Sot është dhuruar një donacion, një kombi, që kooperativa ka pasur mungesë qe sa vite”, tha ajo.

Kooperativa Bujqësore në Krushë ka të punësuar 75 punëtorë dhe synon që këtë numër ta rrisë në 100.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

TAGGED: vjosa osmani
Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?