Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj
Deklarata e plotë e Presidentes:
“Luan Haradinaj, 26-vjet më parë e fitoi përjetësinë, duke i dalë zot atdheut, duke u flijuar për lirinë dhe Republikën.
Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. Rrugëtimi i tij u ndërpre, porse jo ëndrra e tij për idealin e brezave. Prandaj, Luani dhe liria ishin dhe janë një!
Ai së bashku me familjen dëshmuan përkushtim, trimëri, guxim dhe kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin!
Luani dhe të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë sonë, shtetit tonë dhe të ardhmes së brezave.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së!”