Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian që i dha mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kritikave për Serbinë që po përpiqet ta destabilizojë rajonin.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti i dorëzoi Çekisë e Kosovës për anëtarësim në BE.
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën në seancë plenare në Strasbourg një rezolutë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, e cila përfshin një spektër të gjerë fushash. Në momentin e fundit është përfshirë edhe aplikimi i Kosovës në BE, ndërsa në rezolutë është edhe fjalia ku kritikohen përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e rajonit.
“Mirëpresin qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve në të gjithë BE-në, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Welcome @Europarl_EN position on Kosovo in yesterday's resolution.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2023
As representatives of Europeans across the Union, recognition of & support for ??’s EU path is paramount.
Crucially, they have also recognized the growing dangers of Serbia’s aggression & destabilizing efforts. pic.twitter.com/VqfS7ZFVSJ
Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e negociatave për pranim të Serbisë në BE
Dje Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për harmonizimin e politikës së politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian dhe një pjesë e këtij dokumenti i referohet Serbisë, duke iu drejtuar me qëndrimin se Beogradi duhet të përputhë politikën e jashtme me atë të BE-së.
Në raport, PE për herën e dytë i bën kërkesë zyrtare BE-së të ndalë negociatat me Serbinë deri të mbushë disa kërkesa thelbësore, dhe më e rëndësishmja është konsideruar harmonizimi i plotë i politikës së jashtme të Serbisë me të Bashkimit Evropian.
Nga 632 deputetë, 357 votuan për rezolutën, 180 ishin kundër e 95 abstenuan.
Parlamenti Evropian ka theksuar rëndësinë e harmonizimit të plotë me politikën sanksionuese kundër vendeve të treta. Aty Serbia kritikohet për nivelin e ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me reagimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Parlamenti Evropian ka thënë se kapitujt e tjerë të negocimit duhet të hapen vetëm kur Serbia t’u përmbahet zotimeve për reformë në demokraci, sundim të ligjit dhe të harmonizojë plotësisht politikën e jashtme me të BE-së.
Europarlamentarët në rezolutë kanë kujtuar se Serbia “si shtet që përpiqet të integrohet, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta”.
Po ashtu, në Rezolutë kritikohet Serbia për kërcënimet e saj ndaj Kosovës dhe për përpjekjet destabilizuese përmes aktorëve dytësor në Kosovë. Theksohet pakthyeshmëria e pavarësisë së Kosovës dhe u bëhet thirrje pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta njohin atë sa më parë.