KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Mësimdhënës ndërpriteni grevën, hapni dyert e shkollave
Arsim

Osmani: Mësimdhënës ndërpriteni grevën, hapni dyert e shkollave

Kosova News
Kosova News 17:21 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të kushtëzohet hapja e shkollave me realizimin e kërkesave “sepse kjo mund të shpie në një terren tepër të rrezikshëm”.

“Shkollat duhet të hapen. Fëmijëve tanë nuk duhet t’u mohohet arsimimi. Për këtë angazhohem unë”, tha presidentja Osmani-Sadriu, duke shtuar se do të donte që sot fëmijët e Mamushës t’i shihte në shkolla.

“Por, për fat të keq, mësimdhënësit edhe sot e kanë vazhduar grevën. U bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve ta ndërpresin grevën dhe t’i hapin dyert e shkollave. Gjithçka tjetër zgjidhet, por dëmi që u bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka ritheksuar se Ligji i Pagave do të vijë së shpejti, andaj edhe nuk duhet humbur kohën e vlefshme të fëmijëve për shkollim.

“Koha që po ua humbim fëmijëve tanë nuk do të mund t’ua kthejmë. Prandaj, nga këtu në Mamushë, u bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve t’i bashkojmë forcat që të kthehemi në shkolla dhe t’ua ofrojmë nxënësve, fëmijëve tanë, dijen në banka shkollore”, deklaroi ajo.

E pyetur nga gazetarët për rolin ndërmjetësues mes sindikatave dhe qeverisë, presidentja Osmani-Sadriu tha se ajo nuk është ndërmjetësuese, por është presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përpiqet të arrijë mirëkuptim mes sindikalistëve dhe qeverisë për të filluar sa më parë mësimi në shkollat e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

TAGGED: Grevat, vjosa osmani
Kosova News 06/09/2022 06/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?