KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani për BBC: Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia, duan përshkallëzimin e situatës në Kosovë
Politikë

Osmani për BBC: Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia, duan përshkallëzimin e situatës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:54 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka dhënë një intervistë për BBC Newsnight, në të cilën ka folur për disa nga çështjet e rëndësishme politike me të cilat po ballafaqohet Kosova. Osmani, në videon që e ka shpërndarë në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka përmendur edhe ndikimet e ndryshme politike globale, që mund të ndikojnë edhe në stabilitetin e sigurisë së Kosovës e gjithë rajonit.

Ajo është shprehur për situatën e fundit në veri, duke thënë se e gjithë kjo situatë ka ardhur si rezultat i përgatitjeve nga Serbia e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia, përcjell KosovaNews.

“Ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti të Kosovës. Vuçiq në muajt e fundit i ka dhënë mbështetje strukturave ilegale në veri të Kosovës, të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë, peng të këtyre politikave të gabuara”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu ka theksuar se Kosova nuk ka kontribuuar dhe nuk do të kontribuojë asnjëherë në përshkallëzim apo dhunë.

“Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzimin apo dhunë, por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Nuk janë  akuzat tona ato që përshkallëzojnë situatën, janë veprimet e tyre që përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione. Nëse e themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, kjo nuk do të ndikojë negativisht”, tha presidentja.

Duke folur për çështjen e dialogut, Osmani tha se “Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, për dallim nga Serbia që ka bërë të kundërtën”.

Presidentja e vendit më tutje shtoi se Serbia po bënë marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Të dyja këto janë të interesuara për të rikthyer tensionet në rajonin tonë, ne nuk do ta lejojmë këtë, nuk do të biem pre e këtyre provokimeve, nuk do të nxisim këto provokime, dhe do të punojmë me partnerët tonë që kjo të mos ndodh”, tha Osmani.

E pyetur nga gazetarja e BBC se cili është mesazhi i saj për presidentin rus, Vladimir Putin, Osmani u përgjigj: “Ai do të dështojë në Ukrainë dhe do të dështoj absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjalë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë”.

Gjithashtu lexoni:

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare
09:46 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?