Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Çeki, me ç’rast gjatë ditës së sotme mbajti diskutim në panelin mbi dialogun transatlantik dhe trashëgiminë e Madeleine K. Albright në Forumin 2000 në Pragë.
E pyetur se kush ishte Madeleine Albright dhe trashëgimia e saj për të, Osmani u shpreh se falë njerëzve si Sekretarja Albright, tani Bota është një vend më i sigurt dhe më paqësor.
Ndërkaq Osmani shtoi se ajo u bë zëri i popullit të Kosovës, duke siguruar që të drejtat tona të mbroheshin kur në të gjithë botën as që dinin se ekzistonin.
“Për ne dhe për popullin e Kosovës, e gjithë bota është një vend më i sigurt dhe më paqësor për shkak të njerëzve si sekretarja Albright. Populli i Kosovës ka pasur rastin të përjetojë fuqinë transformuese të lidershipit të saj. Ajo ishte një person që qëndroi në anën e duhur të historisë, por në rastin tonë, ajo u bë zëri ynë, ajo u bë zëri i pazëshmëve, fuqia e të pafuqishmëve, ajo siguroi që të drejtat tona të mbroheshin kur në mbarë botën as që dinin që ekzistonin”, ka thënë ajo.
Osmani e kujtoi edhe vitin 1999 duke e përshkruar ardhjen e Sekretares Albright për herë të parë në Prishtinë, ku tha se të gjitha rrugët ishin të përmbysur me njerëz dhe nuk u lejua të fliste për shkak të brohoritjeve që të gjithë po thoshin Nëna, për shkak se ajo ishte personi, nëna që e ndriçoi botën dhe rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Ajo bashkoi forcat me liderë të tjerë vizionarë si presidenti Havel në atë kohë për të na mbrojtur nga shkeljet më të tmerrshme të të drejtave të njeriut që shkojnë edhe përtej imagjinatës së një qenieje njerëzore. Për ta përshkruar ishte në vitin 1999 menjëherë pas luftës, një nga vizitorët e parë që patëm ishte Sekretarja Albright, ajo po fliste në qendër të Prishtinës dhe sapo populli i Kosovës e kuptoi se ajo po vinte, padyshim që të gjitha rrugët ishin të përmbysur me njerëz dhe nuk u lejua të fliste për shkak të brohoritjeve. Një nga thirrjet që të gjithë po thoshin ishte, Nëna, sepse ndjehej se ajo ishte personi, Nëna që na e dha mundësinë dhe ndriçoi botën tonë dhe rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë”.
Vjosa Osmani shprehet se Albright e kuptonte dhembjen e Kosovës për shkak se i është dashur të kalojë nëpër rrethana të ngjashme gjatë fëmijërisë së saj dhe trashëgimia e saj, “na ka mësuar se ne duhet t’i kthejmë vuajtjet në qëndrueshmëri dhe forcë për t’i ndihmuar të tjerët pavarësisht se jemi vend i vogël por kemi zë të fuqishëm kur bëhet fjalë për shembujt që tregojmë”.
“Ajo e kuptonte më së miri dhembjen tonë sepse i është dashur të kalojë rrethana të ngjashme gjatë fëmijërisë së saj. Trashëgimia e saj na ka mësuar se ne duhet t’i kthejmë vuajtjet, dhimbjet dhe përvojat tona, në qëndrueshmëri dhe forcë për të ndihmuar të tjerët. Pra ne mund të jemi një vend i vogël, por besojmë se kemi një zë të fuqishëm kur bëhet fjalë për shembujt që tregojmë, sepse rasti i Kosovës është mëshirim i asaj që bota demokratike mund të arrijë kur të qëndron e bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.
Mes tjerash gjatë diskutimit, presidentes Osmani i parashtrohet edhe pyetja se si të bëhet kjo Botë përsëri e fortë?
Sipas Osmanit, Bota nuk mund të jetë kurrë një vend më i mirë dhe demokracitë nuk mund të kenë kurrë sukses dhe të jenë të shëndetshme, përveç nëse burrat dhe gratë kanë të njëjtat mundësi dhe mund të kontribuojnë së bashku në shoqëritë dhe shtetet e tyre.
“Madeleine kurrë nuk e pranoi se ekziston një grua udhëheqëse dhe një burrë udhëheqës për të, ju ose jeni lider ose nuk jeni lider, ju i keni ato aftësi drejtuese… Është shumë e rëndësishme që këto parime të na udhëheqin sot ndërkohë që të gjitha vlerat që janë në themelet e shoqërisë sonë janë nën sulm në kontinentin tonë dhe më gjerë”.
Osmani thekoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Sekretares dhe do ta kujtojë atë që luftoi për atë që është gjëja më themelore e njerëzimit dhe kjo është: “luftoni për lirinë, për vlerën e lirisë, andaj unë besoj se mënyra më e mirë për të nderuar trashëgiminë e saj është të qëndrosh në anën e atyre që po luftojnë për liritë e tyre sot”./KosovaNews/


