Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se, për nder të vizitës së saj, Sulltani i Bruneit ka organizuar banket shtetëror, me ç’rast, sipas saj, janë dëshmuar vlerat e bujarisë, mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.
Ajo theksoi se gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunim të dyanshëm.
Në një njoftim në rrjete sociale, Osmani ka thënë se “përgjatë vizitës kishim nderin që, gjithashtu, ta takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës, Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm”.
“Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, ka shkruar Osmani.