KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Mbretëresha Elizabetë II ishte udhëheqëse e vërtetë dhe grua e jashtëzakonshme
Pa kategori

Osmani: Mbretëresha Elizabetë II ishte udhëheqëse e vërtetë dhe grua e jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 21:16 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II. Në një shkrim në profilin e saj, presidentja ka thënë se bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas saj, trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas miliona njerëzve anë e mbanë botës, janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme”, ka shkruar presidentja .

Sipas presidentes Osmani, vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.

“Populli i Mbretërisë së Bashkuar na erdhi në ndihmë në ditët tona më të errëta, ndaj sot ne bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, shprehet Osmani.

U prehtë në paqe Lartmadhëria e Saj!

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?