Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroacisë, me rastin e Ditës së Shtetësisë.
Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, teksa pret që partneriteti të vazhdojë të forcohet.
“Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe një angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe. Në çdo kapitull të udhëtimit tonë, Kroacia i ka qëndruar pranë Kosovës dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë.
Jam e bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më shumë në vitet që vijnë” shkroi presidentja.