KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani, Konjufca dhe Kurti pas vizitës në kullën e Jasharajve: Kujtojmë ngjarjen që i dha hov UÇK-së dhe mandej çlirimit të vendit
Politikë

Osmani, Konjufca dhe Kurti pas vizitës në kullën e Jasharajve: Kujtojmë ngjarjen që i dha hov UÇK-së dhe mandej çlirimit të vendit

Kosova News
Kosova News 11:10 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe kanë vizituar Kullën e Jasharajve ku janë pritur nga Rifat Jashari dhe anëtarët tjerë të familjes.

Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.

Këtë e ka bërë në një vizitë në shtëpinë e Jasharajve në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Presidentja Osmani ndan për Rifat Jasharin “Urdhrin e Lirisë”

E pas vizitës krerët e shtetit janë ndalur dhe kanë dhënë nga një deklaratë të shkurtë për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sikurse çdo qytetar dhe çdo shqiptar kanë ardhur në Prekazin historik të Epopesë së UÇK-së për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.

“Kjo është një mundësi që të gjithë të kujtojmë edhe gratë dhe fëmijët që nuk i kurseu regjimi gjenocidial i Serbisë dhe kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm.

Kurse kryekuvendari Glauk Kojufca tha se rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare janë në sakrificën e  familjes Jashari.

“Jemi këtu për të nderuar Epopenë e UÇK-së, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të kësaj familje u bë UÇK gjithë Kosova dhe mandej edhe bashkësia ndërkombëtare na doli në krah… Kjo mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, prandaj nderohet gjithmonë”, tha ai.

Pak fjalë tha edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili vlerësoi se Prekazi mbetet kryeqyteti i kryengritjes për çlirimin e Kosovës.

“Para 25 vjetësh tre brezat e Jasharajve luftuan tri ditë rresht për çdo minutë me mijëra forca policore të Serbisë dhe këtu ranë 59 veta. Ne kthehemi e rikthemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare këtu në Prekaz, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe pastaj çlirimit të vendit. Ne sot ndërtojmë institucione e bëjmë zhvillim ekonomik pa harruar asnjëherë se kujt ja kemi borxh këtë liri. I kujtojmë me mall pikëllim e dhembje, pro edhe me krenari dashuri e admirim. Lavdi dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.

Krerët e shtetit – Osmani, Konjufca dhe Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin e Jasharëve (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

27 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut
08:56 -10/05/2025
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
08:38 -10/05/2025
Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?